Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Gjirokastër referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi penal për katër shtetasit, konkretisht me iniciale A. A., 34 vjeç, S. A., 53 vjeç dhe E. M., 51 vjeç, të tre banues në Tiranë, si dhe për shtetasin L. L., 43 vjeç, banues në Këlcyrë. Sipas policisë, si pasojë e një konflikti në familje, tre shtetasit me banim në Tiranë kanë marrë me forcë, në automjet, motrën e 34-vjeçarit, njëkohësisht edhe mbesë e 53-vjeçarit. Uniformat blu të gjirokastrës shpjgojnë se 30-vjeçarja është dhunuar nga vëllai dhe xhaxhai i saj, në banesën e këtij të fundit. Sakaq, sipas njoftimit zyrtar, dyshohet se 43-vjeçari me banim në Këlcyrë ka patur dijeni për rastin, dhe nuk ka kallëzuar në polici.