Dy gra kanë zyrtarizuar, edhe para ligjit, bashkimin e tyre në Mal të Zi, duke shënuar herën e parë që ndodh një gjë e tillë në historinë e këtij shteti. Gratë, që kanë dashur të mbesin anonime, janë martuar në qytetin e Budvës më 25 korrik, sipas mediave lokale. Një zyrtare e Budvës, Milijana Vukotiq Jellushiq, ka thënë se të dyja gratë janë nga Ballkani, mirëpo punojnë dhe jetojnë jashtë këtij territori.