Autoritetet amerikane ngritën në fluturim avionët luftarakë për të ndjekur një avion të lehtë që nuk iu përgjigj kontrollorëve dhe shkeli hapësirën ajrore mbi Uashington e që më pas u përplas në një terren malor në jug perëndim të Virxhinias. Katër persona ishin në bordin e avionit Cessna, sipas CNN, që citon burime të paidentifikuara. Policia tha se skuadrat e shpëtimit nuk kishin gjetur asnjë të mbijetuar në bordin e avionit.