Top News – “Ndjej keqardhje për PD”/ Halit Valteri-iu bashkova PS për vajzën time
30/03/2021 13:34

Kandidati për deputet i Partisë Socialiste, Halit Valteri, i ardhur në Parlament si përfaqësues i opozitës së re, pas braktisjes tw mandateve nga PD, ka rrëfyer gjithçka e ka bindur t’i bashkohet kësaj force politike. Gjatë takimit prezantues të 6 kandidatëve të radhës së Partisë Socialiste nga kryebashkiaku Erion Veliaj, i cili drejton edhe fushatën për qarkun e Tiranës, deputeti Valteri, i cili tashmë garon me numrin 35, në Bashkinë e Kamzës ka deklaruar se Partia Demokratike sot është e kapur nga 5 njerëz të cilët nuk mbrojnë më interesat e qytetarëve. Unë vazhdoj të jem i djathtë, nuk do të thotë që i jam bashkuar PS dhe ndryshoj mendimet e mia. Kjo është e bukura e këtij ekipi, që ka gjithëpërfshirje dhe i pranon të gjithë që me mendimet e tyre të bëjnë luftën e tyre, ashtu siç dinë ta bëjnë dhe t’i bashkohen rrugëtimit tonë. Ndjej keqardhje edhe për shëmtinë se si e kanë katandisur atë parti, një parti ku ka pasur djem e vajza të mrekullueshëm të cilat bashkëjetonin me njëri-tjetrin, ndërmerrnin nisma shumë të bukura opozitare, protestonim kudo ku mendonim që duhet të ishim një zë i fortë për të mbrojtur interesat e qytetarëve. Sot po ndodh një problem shumë i madh. PD është një aset kombëtar, është një aset i vlefshëm për të gjithë shqiptarët, por sot është kapur nga 5 njerëz. Është kapur nga njerëzit të cilët 8 vite qeverisën me Berishën ku kemi parë skandale nga më të ndryshmet, – janë bërë dhe filma hollivudi për këta personazhe – dhe sot blejnë vendet me mundin dhe djersën e demokratëve, pa program, pa ide dhe pa vizion për Shqipërinë Ai ka rrëfyer gjithashtu se si e priti ftesën për të qenë pjesë e listës së PS dhe tha edhe pse beson tashmë se Partia Socialiste është e vetmja forcë që mund të drejtojë vendin drejt të ardhmes që ai ka projektuar për vajzën e tij dhe të gjithë fëmijët e këtij vendi. “I jam bashkuar Partisë Socialiste pas ftesës së Kryeministrit Rama për të qenë pjesë e një ekipi që punët që janë lënë për tu bërë t’i çojmë përpara, mos të jemi bllokadë për ato punë që janë për të bërë. Jemi në mes të pandemisë, në mes të rindërtimit. E imagjinon t’ia lësh Petrit Vasilit, apo Fatmir Mediut rindërtimin e vendit; Dashamir Shehit e Nard Ndokës pandeminë?! Është tmerr! Një nga arsyet më të forta që më bëri të marr këtë vendim është vajza ime Hera, sepse Hera, Kajani, Pirro, Grejsi duhet të rriten në këtë vend. Nëse unë punoj fort që fëmijët tanë të rritën në këtë vend, atëherë duhet të vazhdojmë programin e nisur nga kjo qeveri.

Top Channel/ Artur Zheji, bashkuesi. Media dhe politika: Humbëm një gazetar kalibri
23/08 23:05
Top Channel/ Meta nxjerr dëshmitarët e Spak/ Kreu i PL denoncon Vasilin, Brahimllarin dhe ish-financieret
22/08 23:28
Top News- Shpërthen Ilir Meta, reagon pas zbardhjes së vendimit të GJKKO:Zero dëshmitarë e prova
22/08 21:57
Top Channel/ Dëshmitari rrëfen çastet e fundit të viktimave shqiptare në aksidentin tragjik në Greqi
20/08 21:37
Top News – Rama, sërish për gjyqtarin: Nuk i pa provat! Vendosi për 10 minuta kundër Kadastrës’
20/08 21:04
Top Channel/ “Gjyqtari vendosi për 10 minuta”, Rama reagon për lirimin e pallatit të konfiskuar
20/08 19:36
Top News – Aksioni opozitar në Kuvend e jashtë. Blushi i shkon Nokës në seli, diskutohet plani
20/08 19:15
Top News- Hiqen tendat e lokaleve, Rama ndan pamjet nga aksioni për lirimin e hapësirave publike
20/08 17:20
Top News – Rama u rikthehet gjyqtarëve. Rama: Ja një vendim skandaloz kundër interesit publik
19/08 19:17
Top Channel/ Murrizi me sytë nga Spak: PD për opozitë selektive, do kandidoj për kryetar
18/08 20:07
Top Channel/ Riformatim i PD? Boçi: Kundër! Pasion momental i kritikëve, garë ose krijoni fraksion
16/08 19:45
Top Channel/ Premtimi i Ramës: Do rindërtojmë falas çdo shtëpi të djegur
15/08 22:41
Top News- Berisha ‘troket’ sërish në Kushtetuese/ Dorëzon ankim kundër masave të sigurisë
15/08 19:18
Top Channel/Rama për zjarrvënësit:Kriminelët do t’i dorëzohen drejtësisë,meritojnë ndëshkim maksimal
14/08 10:26
Top Channel/ Rama bën bilancin e zjarreve: Ende 6 vatra ‘të nxehta’!
13/08 23:08
Top News- Berisha:Të shpallet gjendja e jashtëzakonshme. Ja ku gjenden paratë për avionët zjarrfikës
13/08 16:51
Top Channel/ “Aksi Berat-Ballaban, brenda vitit”, : Sezoni i ardhshëm iu gjen me rrugë të re
11/08 19:46
Top Channel/ Berisha reagon për shembjen në Vlorë: Të bëhej në vjeshtë, dëm për turizmin
11/08 15:02
Top Channel/ Shpëtoi 3 të aksidentuarit në Fier, Rama: Mes Policisë së Shtetit ka edhe heronj!
09/08 21:05
Top Channel/ Rama: Masa të reja për shkelësit, paketa miratohet së shpejti
09/08 19:18