Sistemi i alarmit të hershëm të paralajmërimit për tërmete në Mexico City u ndez gabimisht gjatë punimeve të mirëmbajtjes, duke bërë që banorët të pushtohen nga paniku dhe të vrapojnë në rrugë, në pritje të një tërmeti, që rezultoi të ishte një alarm i rremë. Alarmi u dëgjua në pjesë të ndryshme të qytetit, ndërsa banorët u larguan në panik nga zyrat dhe shtëpitë, madje u boshatisën shpejt edhe spitalet.