Ushtria amerikane tha mbrëmjen e të shtunës se një anomali në radar coi në mbylljen e përkoheshme të hapësirës ajrore për avionët civilë, mbi Montana, por asnjë objekt kërcënues nuk u pikas. Komanda për mbrojtjen e hapësirës ajrore në amerikën e veriut, NORAD, dërgoi avionët ushtarakë për të hetuar, por ata nuk identifikuan asnjë objekt që lidhej me të dhënat e radarit. NORAD do të vazhdojë të monitorojë situatën – thanë zyrtarët.