Top News – Ndëshkohen të pabindurit/ 765 gjoba për qytetarë pa maska
31/10/2020 18:32

Që prej ditës kur Qeveria nxori aktin normativ që detyronte qytetarët të dilnin nga shtëpia me maskë, policia ka shtuar kontrollet në zonat urbane dhe rurale. Në harkun kohor të 24 orëve të fundit janë ndëshkuar 765 persona me nga 30 mijë lekë të vjetra secili, pasi lëviznin pa maskat mbrojtëse. Gjithashtu janë ndëshkuar me masën 1 milionë lekë të reja secili 3 administratorë lokalesh, të cilët janë konstatuar me mosrespektim të protokolleve të sigurisë. Strukturat e Policisë, krahas përmbushjes së detyrave funksionale për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, kanë vijuar kontrollet në terren në të gjithë vendin, për të monitoruar zbatimin e masës së re për parandalimin e përhapjes së COVID-19, mbajtjen e detyrueshme të maskës mbrojtëse, e cila është detyrim për të gjithë qytetarët, që në momentin që dalin nga shtëpia. Gjatë këtyre kontrolleve janë shoqëruar në ambientet e Policisë në të gjithë vendin, 8 shtetas që nuk kanë pranuar t’i tregojnë punonjësve të Policisë dokumentin e identifikimit apo nuk e kanë pasur atë me vete, të cilët pasi kanë paraqitur dokumentin e identifikimit, janë ndëshkuar me masën administrative 3.000 lekë dhe më pas janë lënë të lirë. Policia e Shtetit falënderon qytetarët që respektojnë këtë masë mbrojtëse dhe apelon që të gjithë të vendosin maskat mbrojtëse, të respektohet me rigorozitet vetëkarantinimi i detyrueshëm nga ata qytetarë që janë të prekur me COVID-19, pronarët e lokaleve të respektojnë protokollet e sigurisë dhe të mos kundërshtojnë urdhrin e punonjësve të Policisë, pasi Policia e Shtetit është në shërbim të qytetarëve, për të mbrojtur jetën dhe shëndetin e tyre, ndaj dhe është i rëndësishëm zbatimi i kësaj mase mbrojtëse sepse parandalon infektimin me COVID-19.

Top News – Meta apelon arrestin. ‘Masa shkel vendimet e gjykatës së Strasburgut’
25/08 11:39
Top News- Nis shpërndarja e librave/ Afat deri më 7 shtator, nxënësit i përfitojnë falas
25/08 11:19
Top News – ‘Turizmi të ndahet nga Mjedisi’. Rama nis punën, Këshilla për kabinetin e ri qeveritar
25/08 10:57
Top News- I dehur dhe kundravajtje/ Përplasi makinën ku udhëtonin 3 vajza, dy humbën jetën
25/08 10:36
Top News- Radhë kilometrike në Rrugën e Kombit/ Mjetet bllokohen pranë tunelit të Kalimashit
25/08 10:11
Top News- Arrestohet ‘pelegrini’ në Tomor/ Anëtar i grupit që trafikoi 150 kg kokainë në Itali
25/08 10:01
Top Channel/ Pjesë e grupit kriminal, momenti i arrestimit të 46-vjeçarit të dënuar nga GJKKO
25/08 09:15
Top Channel/ Park fotovoltaik, 303 mijë m2. Pogradec, banorët e Çërravës në protestë
24/08 23:27
Top Channel/ Vdesin dy motra në aksident në Sarandë-Delvinë. Plagoset një vajzë tjetër
24/08 23:26
Top Channel/ Sulmi ndaj trupave të KFOR-it në 2023. Një i arrestuar në komunën e Zveçanit
24/08 23:22
Top Channel/ Spiropali: Shqipëria krah Ukrainës, Mbështesim përpjekjet SHBA-BE për paqen
24/08 22:55
Top Channel/Zelensky thirrje Putinit për bisedime. Norvegjia i jep 700 mln dollarë për mbrojten
24/08 22:49
Top News – Aksident i rëndë në Delvinë-Sarandë. Ndërrojnë jetë dy vajza, plagoset shoqja e tyre
24/08 22:30
Top Channel/ Aksident në Lushnjë-Berat, babë e bir përplasen nga makina
24/08 22:10
Top Channel/ Aksidenti i rëndë me 2 viktima në Sarandë! Viktimat 20 dhe 22 vjeçe ishin motra
24/08 22:06
Top Channel/ Shpëtohet turisti francez pranë Gjipesë në Himarë
24/08 20:48
Top Channel/ Zjarr në Zharrëz, rrezikohet një pus nafte! Ndërhyjnë zjarrfikëset
24/08 20:48
Top Channel/ Dita e Shën Kozmait. Festohet çdo 24 gusht në Libofshë të Fierit
24/08 20:37
Top Channel/ Zjarr në një gomisteri në Shkozet, nuk ka të lënduar. Policia devijon trafikun
24/08 20:09
Top Channel zbardh vendimin e KAS për Lapaj, mandatin në çdo rast e merr një zonjë
24/08 20:06