Vijon Plani-Operacional "ROADPOL GUSHT 2020", i fokusuar kryesisht në drejtim të evidentimit dhe ndëshkimit kryesisht të parakalimeve të gabuara, drejtimit të mjetit nën efektin e alkoolit dhe në gjendje të dehur si dhe për shpejtësinë mbi normat e lejuara. Gjatë 48 orëve të fundit janë angazhuar 390 punonjës të Policisë Rrugore, katër dronë, 6 radarë dhe 28 patrulla me punonjës policie civilë per monitorimin e qarkullimit në të gjithë vendin për parandalimin e aksidenteve rrugore.