Top News – Ndëshkimet lumë, por shkeljet vijojnë/ Qytetarët denoncojnë drejtuesit e papërgjegjshëm
14/07/2021 21:42

Policia rrugore përmes njësive operacionale në të gjithë vendin ka vijuar kontrollet intensive ndaj përdoruesve të rrugës duke përdorur dronë, radarë, kamera, aparate fotografike dhe makina të paloguara. Përveç shkeljeve të konstatuara nga patrullat e policisë, falë denoncimeve te qytetarëve janë ndëshkuar me masë administrative 1789 drejtues mjetesh, për shkelje që janë rrezik potencial për përfshirje në aksidente rrugore, si parakalime e manovra të rrezikshme në rrugë, shpejtësi tej normave të lejuara, përdorim të celularit gjatë drejtimit të mjetit, mosvendosje të rripit të sigurimit apo kaskës mbrojtëse, drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit apo pa leje drejtimi. Po ashtu janë pezulluar 35 leje drejtimi, nga të cilat 26 për drejtim mjeti me shpejtësi tej normave të lejuara, që varionte nga 78 km/h në qendrat e banuara deri në 179 km/h në rrugën interurbane Vlorë-Fier, dhe 9 për drejtim mjeti nën ndikimin e alkoolit.Vetëm në territorin e Tiranës gjatë 24 orëve të fundit janë vënë në pranga 17 drejtues mjetesh, nga të cilët 6 për drejtim mjeti në gjendje të dehur dhe 11 për drejtim mjeti pa patentë. Gjatë kontrolleve me qëllim konstatimin dhe verifikimin e shkeljeve që janë burim për aksidentet rrugore, efektivët krahas procedimit administrativ për shkeljet e konstatuara, kanë arrestuar në kushtet e flagrancës 3 drejtues mjetesh, për veprën penale “Korrupsioni aktiv ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”, pasi kanë tentuar që të korruptojnë punonjësit e Policisë Rrugore. Dy prej drejtuesve të mjeteve që kanë tentuar të ofrojnë rushfet kanë qenë në gjendje të dehur, ndërsa i treti lëvizte me shpejtësi tej normave të lejuara. Falë telefonatës së qytetarëve në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” janë ndaluar dy drejtues mjetesh që kryenin manovra të rrezikshme në rrugë dhe ndaj tyre janë vendosur gjoba 40.000 lekë të rinj, pasi kishte gjoba progresive dhe tjetri me 20.000 lekë të rinj. Një tjetër rast është denoncuar në Mat ku një drejtues mjeti po kryente manovra të rrezikshme në rrugë duke qarkulluar në sens të kundërt. Patrullat e policië u vunë në ndjekje dhe arrestuan në flagrancë drejtuesin e mjetit që ishte në gjendje të dehur dhe më herët ishte përplasur me një motomjet dhe vijonte lëvizjen duke rrezikuar jetën e përdoruesve të tjerë të rrugës.

Top Channel/ Grabitësi u gjet i pajetë, flet vëllai i pronarit të shtëpisë: Me kapuç dhe me doreza..
13/04 11:22
Top News – Rruga ‘Shirokë-Zogaj’ hapet në maj. Investimi do ndihmojë zhvillimin e turizmit
13/04 11:21
Top News – Prodhimi i energjisë u ul në 2025-ën. Importet arritën 272 mln euro, shkak thatësira
13/04 11:14
Top Channel/ E rëndë në Fier! U fut për të grabitur banesën, hajduti gjendet pa jetë brenda shtëpisë
13/04 11:12
Top News- Sot nis Samiti i IV i Diasporës! Tre ditë bashkëpunimi me shqiptarë nga e gjithë bota
13/04 11:01
Top News – Shqiptarët ‘besnikë’ të makinave me naftë. Kërkesë e lartë edhe për automjetet elektrike
13/04 10:53
Top News-Nafta godet transportin ndërkombëtar/Paralajmërohet bllokim i Portit të Durrësit e doganave
13/04 10:34
Top Channel/ Tragjike në Vlorë, 2-vjeçari bie nga ballkoni dhe ndërron jetë
12/04 22:53
Top Channel/ Starmer i thotë “JO” Trump, presidenti i SHBA: Je si Neville Chamberlain
12/04 22:40
Top Channel/ Irani kërcënon Trump, zbulohet lëvizja e Putin
12/04 22:38
Top News – Trump bllokadë Hormuzit. Rriten tensionet pas dështimit të bisedimeve SHBA-Iran
12/04 22:34
Top News – Pezeshkian telefonatë me Putin. Irani lë derën e hapur për negociata
12/04 22:34
Top News – Emiratet e Bashkuara kundër Iranit. ‘Ngushtica e Hormuzit nuk është e juaja’
12/04 22:33
Top News – Izraeli kundër armëpushimit. Ushtria në gatishmëri, shtohen tensionet
12/04 22:33
Top News – Zgjedhjet në Hungari / Mbyllet votimi, sondazhet nxjerrin humbës Orban
12/04 22:28
Top News – Tension në Ballsh: Përplasje fizike në ndeshjen Bylis – Oriku, ndërhyn Policia
12/04 22:24
Top News – Irani kërcënon sërish. Trump i bindur- Do të pranoni kushtet tona
12/04 22:20
Top News – ‘Faleminderit Hungari!’ Magyar shpall fitoren, Orban- rezultat i dhimbshëm
12/04 22:20
Top News – Fëmija 3-vjeçar bie nga ballkoni. Ndërron jetë, ngjarja e rëndë në Vlorë
12/04 22:20
Top Channel/ Përplasje fizike në ndeshjen Bylis-Orik, ndërhyn policia
12/04 20:28