Ligji i ri për zonat e mbrojtura përveçse i hap rrugë ndërtimit në këto zona, ndryshon thelbësisht edhe kompetencat e vendimmarrjes për të lejuar, apo refuzuar projektet e ndërtimit. Sipas ndryshimeve të miratuara në seancën e javës së kaluar të Kuvendit, kompetencat i hiqen Ministrisë së Mjedisit dhe i kalojnë Këshillit Kombëtar të Territorit, një organ kolegjial i drejtuar nga Kryeministri.