Qytetarët që kanë paguar për apartamente në pallate të konfiskuara për shkelje të lejeve të ndërtimit mund të marrin më në fund pronat e tyre. Projektligji u diskutua në Komisionin parlamentar për Shëndetësinë dhe Mirëqenien Sociale, ku kryeadministratorja e Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, Risena Xhaja shpjegoi se ndryshimet në projektligj synojnë jo vetëm konfiskimin e objekteve të ndërtuara në shkelje të lejes, por edhe përfundimin e tyre dhe dorëzimin te personat që kanë të drejta kontraktore.