Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelenskiy, ka njoftuar se ka ndërprerë marrëdhëniet diplomatike me Moskën dhe u ka bërë thirrje qytetarëve ukrainas të mbrojnë shtetin kundër sulmit rus, duke thënë se do ofrohen armë për t’iu bashkuar luftimeve. Në një fjalim televiziv të enjten, Zelenskyi u ka bërë thirrje rusëve “që nuk kanë humbur nderin” që të protestojnë kundër sulmit ushtarak të Rusisë ndaj Ukrainës. Zelenskiy i ka thënë kombit se Ukraina ka përjetuar “humbje serioze” nga sulmet ruse dhe ka bërë thirrje për donacione të gjakut.