Gjashtë punonjës policie të forcës së posaçme “Shqiponja” u nderuan me certifikatë për shërbime të dalluara nga kryepolici Ilir Proda, për angazhimin e tyre në kapjen e Ragip Gila, autor i vrasjes së 2 personave dhe plagosjes së dy të tjerëve në afërsi te Bashkisë Shkodër. Rreth një muaj nga arrestimi i Ragip Gilës, person me rrezikshmëri të lartë shoqërore, drejtoria e përgjithshme e policisë akordoi certifikatat për efektivët që morën pjesë në operacion, me motivacionin "Për merita të veçanta, për profesionalizmin dhe përkushtimin e treguar në përmbushjen cilësore të detyrave, dhe kontributin e dhënë gjatë viteve të punës, në shërbim të Policisë së Shtetit".