Dy mundësit shqiptarë, Chermen Valiev dhe Islam Dudaev, që i sollën dy medalje të bronzta Shqipërisë në Lojërat Olimpike Paris 2024, janë nderuar me Medaljen e Mirënjohjes nga Kryeministri Edi Rama. Teksa ndau çmimet, kryeministri tha se Shqipëria është shndërruar nga një vend që i iknin sportistët dhe fitonin medalje olimpike me vende të tjera, në një vend që fton dhe pranon sportistë të huaj dhe fiton medalje.