Top News – Ndërmjetës mes Putinit e Zelenskit / Macron, vizita në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme
04/02/2022 11:47

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron do të udhëtojë në Moskë dhe Kiev javën e ardhshme në përpjekje të ndërmjetësimit në konfliktin midis Rusisë dhe Ukrainës, njoftuan autoritetet franceze. Macron së pari do të takojë presidentin rus, Vladimir Putin të hënën, dhe të nesërmen pritet të takohet me presidentin e Ukrainës, Volodymyr Zelensky. Presidenti francez kohët e fundit ka biseduar disa herë në telefon me të dy liderët. Kancelari gjerman Olaf Scholz gjithashtu planifikon të udhëtojë në Moskë "së shpejti".Një takim mes Macron, Scholz dhe presidentit polak Andzrej Duda është planifikuar gjithashtu në Berlin. Sipas Pallatit Presidencial në Francë, data ende nuk dihet por pritet që të bëhet publike ditët në vijim. Si Gjermania ashtu edhe Franca kanë ndërmjetësuar në konfliktin e Ukrainës prej vitesh. Duke pasur parasysh vendosjen e më shumë se 100,000 ushtarëve rusë në zonën kufitare me Ukrainën, ekziston frika se Kremlini po planifikon një pushtim të Ukrainës. Moska e mohon këtë. Mendohet gjithashtu se pala ruse dëshiron të ngjall frikë për të bindur NATO-n të bëjë lëshime, raporton DPA.

Top Channel/ Të gjithë sytë nga Belgjika, kundërshton përdorimin e aseteve ruse, Zelenksy: Nuk…
18/12 20:00
Top Channel/ “Trumpi nuk do që ta shohë më Vuçiçin me sy”, analisti serb: Prova, tërheqja e Kushner!
18/12 15:11
Top News – Çmimet Oscar tani në YouTube / Ndryshim i madh në Hollivud, largim nga ABC
18/12 14:39
Top News- 13 për qind taksë për prezervativët / Shkalla e lindjeve ka rënë, Kina merr masën drastike
18/12 14:34
Top News – ‘Janë me të vërtetë nëna të mira’/ Arusha polare adopton një këlysh, habiten shkencëtarët
18/12 14:20
Top News – Rusia paralajmëron Trump për Venezuelën: ‘Mos bëj një gabim fatal’
18/12 14:14
Top News – ‘Para sot apo gjak nesër…’ / BE përballë vendimit kritik për asetet e ngrira ruse
18/12 13:59
Top News – ‘Doktor Vdekja’ në burg përjetë / Helmoi qëllimisht 30 pacientë, dënohet mjeku
18/12 13:58
Top News- Putin dridhet! Asetet ruse në rrezik / Çfarë janë dhe sa vlejnë fondet e ngrira të Rusisë?
18/12 13:35
Top Channel/ Krishtlindjet vijnë me kaos: Të gjithë aeroportet europiane nisin greva në dhjetor!
18/12 12:17
Top Channel/ Boll me fjalë, kancelarit Merz i soset durimit: T`i ngrijmë asetet ruse, ta bëjmë fakt!
18/12 12:10
Top Channel/ SHBA “i shtrin dorën” Kosovës: Duam të bashkëpunojmë me qeverinë e re!
18/12 11:53
Top Channel/ Amerikanët “do hanë me lugë floriri”: Trump premton një “bum ekonomik të paparë”!
18/12 11:52
Top News – Rusia, gati për një vit të ri lufte! Zelenski: Putin po përpiqet të minojë diplomacionë
18/12 11:26
Top News – ‘Perëndimi e nisi luftën në Ukrainë!’ / Putin sinjalizon se nuk do të ketë një kompromis
18/12 11:10
Top News – Shitja më e madhe e armëve në histori / Himars, Javelin e dronë për 11.1 miliardë dollarë
18/12 10:53
Top News – Australia qan për 10 vjeçaren Matilda / Lamtumirë e dhimbshme, skena prekëse në funeral
18/12 10:50
Top News – Trump para kombit: Fajin e ka Biden! Trashëgova një katastrofë, tani Amerika u rikthye
18/12 10:49
Top News – Britania ‘kërcënon’ Abramovich. ‘Dërgo në Ukrainë 2.8 mld eurot e shitjes së Chelsea’
18/12 09:48
Top News- Rrezik për një ‘Vietnam të ri’/ Maduro pas urdhrit të Trump për bllokimin e naftës
18/12 09:43
DIGITALB DIGITALB