Rrjetet kriminale shqiptare po luajnë një rol të rëndësishëm si ndërmjetëse në trafikun e kokainës nga Amerika Latine drejt Evropës. Sipas mediave ekuadoriane, të ashtuquajturat rrjete të mafias ballkanike, ku përfshihen edhe shqiptarë, veprojnë si ndërmjetës mes grupeve vendase dhe tregjeve evropiane për shit-blerjen e lëndëve narkotike. Një nga rastet më të cituara është ai i shqiptarit Dritan Rexhepi, i konsideruar nga hetuesit si figurë kyçe në këtë aktivitet kriminal.