Partia Demokratike është rikthyer me të drejta të plota në familjen e Partive Popullor Europiane. Gjatë mbledhjes së krerëve të kësaj familje politike, mori pjesë nënkryetari demokrat Oerd Bylykbashi dhe deputetja Albana Vokshi, si zëvendëspresidente e grave në EPP. Gjatë fjalës së tij, Bylykbashi ka hedhur akuza ndaj qeverisë, mbi mbajtjen në arrest shtëpie të liderit të opozitës, Sali Berisha, arrestimin përpara zgjedhjeve i kryetarit të Bashkisë së Himarës Fredi Bejleri apo së fundmi në dënimin e deputetit demokrat Ervin Salianji.