Gjykata e Apelit ka lënë në fuqi vendimin e Shkallës së Parë për ish-drejtorin e IT në policinë e Shtetit Ervin Muçën. Ervin Muça do të vijojë masën e sigurisë ‘Arrest në shtëpi’. Ish-drejtori i IT, kërkoi që të hetohet pa masë, me argumentin se nuk e ka shkelur ligjin. Prokuroria e Tiranës njoftoi më datën 9 prill se Ervin Muça dyshohet se ka ndërhyrë në baza e të dhënave të sistemit TIMS.