Në një gjendje kaosi dhe të dëshpëruar mijëra afganë u grumbulluan të hënën në aeroportin e Kabulit në përpjekje për t’u larguar nga vendi, pasi talebanët morën pushtetin. Forcat amerikane në aeroport u detyruan të qëllonin në ajër për të rivendosur qetësinë.