Top News – Ndal llogarive offshore!/ Shqipëri, nis zbatimi me 72 agjenci
29/12/2020 11:04

Marrëveshja e lidhur kohë më parë ka dhënë efektin e parë mes Drejtorisë së Përgjithshme të Tatimeve dhe strukturave homologe, duke bërë të mundur shkëmbimin e parë Automatik të Informacionit. Me anë të këtij procesi synohet shkëmbimi i informacionit mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiscal. "Shqipëria në vitin 2020 iu bashkua vendeve që zbatojnë standardet globale të Shkëmbimit Automatik të Informacionit mbi Llogaritë Financiare, duke shkëmbyer automatikisht informacionin për llogaritë financiare të personave jo rezidentë. Standardi i Përbashkët i Raportimit kërkon që institucionet financiare të një juridiksioni raportues, të mbledhin dhe raportojnë informacion tek autoritetet e tyre tatimore në lidhje me mbajtësit e llogarive të cilët janë rezidentë të shteteve të tjera. Një informacioni i tillë duhet të transmetohet "automatikisht" për çdo vit ndërmjet administratave tatimore të vendeve që janë bërë tashmë pjesë e këtij raportimi – shkruan monitor. Sipas standardit, një gamë e gjerë e informacionit do të shkëmbehet mbi llogaritë offshore, duke përfshirë balancat e llogarive dhe të pronësisë. Kjo do të bëjë të mundur parandalimin e evazionit fiskal dhe trajtimin e mashtrimit fiskal, brenda logjikës se veprimtaria e evazorëve jo vetëm zvogëlon të ardhurat publike, por dhe dobëson besimin në drejtësinë e sistemit tatimor, si dhe rrit barrën mbi tatimpaguesit e ndershëm. Pas një pune voluminoze që zgjati thuajse dy vjet, duke filluar me hartimin e legjislacionit shqiptar që reflekton standardin evropian, ngritjen e infrastrukturës së nevojshme informatike për shkëmbimin e informacionit si dhe ndërgjegjësimin dhe sqarimin e vazhdueshëm të institucioneve financiare si subjekt i zbatimit të Ligjit nr. 4/2020, “Për shkëmbimin automatik të informacionit të llogarive financiare”, administrata tatimore shqiptare finalizoi me sukses në muajin dhjetor 2020 shkëmbimin e parë automatik të informacionit me 72 administrata të tjera homologe. Ky shkëmbim informacioni me autoritetet tatimore të shteteve lidhur me llogaritë financiare në Shqipëri të individëve/entiteteve jo-rezidente do të shkëmbehet çdo vit me autoritetet tatimore të shteteve ku këta individë/entitete janë rezidentë tatimorë dhe anasjelltas", njofton Drejtoria e Tatimeve.

Top Channel/Dy plagosje me thikë në Fier, pamje nga vendngjarja
08/08 23:03
Top Channel/ Dy plagosje me thikë në Fier
08/08 23:02
Top Channel/ Kokainë, resorte e vila. Kush janë bashkëpunëtorët e Çopjave?
08/08 22:43
Top News- Aksident në “Qafën e Koshovicës”, makina del nga rruga
08/08 22:10
Top News- Makina del nga rruga e përmbyset, plagoset shoferi dhe katër pasagjerët
08/08 21:57
Top News- Zjarr i madh në Picar, flakët shkrumbojnë dhjetëra hektarë me shkurre
08/08 21:40
Top Channel/ Aksident i rëndë në Qafë Koshovicë, 3 të plagosur, njëri prej tyre në gjendje të rëndë
08/08 21:06
Top Channel/”Kush je ti mor..”,personazhi i TikTok Genard Hajdini rrëfen si u dhunua:Për 7 sekonda..
08/08 21:05
Top News- Digjet Vlora e Mallakastra, 3 avionë në ndihmë të forcave zjarrfikëse
08/08 20:01
Top Channel/ Atentati mafioz bllokoi kufirin, radha e makinave shkoi në 70 kilometra në Muriqan
08/08 19:31
Top Channel/ 17 tonë kokainë drejt Evropës! SPAK godet sërish grupin “Çopja”
08/08 19:29
Top News- SPAK rrëzon ‘baronët’ e kokainës së Elbasanit, drejtonin organizatën e trafikut të drogës
08/08 19:15
Top Channel/ Zjarr masiv në kodrat e Tragjasit, flakët përfshijnë pyje dhe stane, pamje
08/08 18:42
Top News- Suedia dhe Kroacia mision në Shqipëri, sjellin dy avionë të forcave ajrore
08/08 17:54
Top News-Operacioni ‘Koordinata’ në Lazarat/ Pranga autorit që kultivoi kanabis në oborrin e banesës
08/08 17:20
Top Channel/ Gjurmimi i autobusëve! Nëpërmjet Google Maps ndjek shërbimin e transportit urban
08/08 15:14
Top Channel/ Turizmi seksual shtoi infektimet! Pr*stitutat e huaja shtuan rastet me HIV
08/08 15:03
Top News- 19 vatra zjarri ndizen gjatë 24 orëve/ Tre ende aktive, mbi 445 forca në terren
08/08 14:49
Top Channel/ Zjarret në Mallakastër, terreni i thepisur vështirëson ndërhyrjen nga toka
08/08 14:34
Top News- Vijon çlirimi i hapësirave publike ehde në Durrës, Rama- Do rritet cilësia e jetës
08/08 14:14