Kirurgët bangladeshas do të ndajnë dy binjake të bashkuara në një procedurë maratonë që është shtyrë në fakt në kohë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Vajzat dy vjec e gjysmë, Labiba dhe Lamisa, lindën të bashkuara në shpinë dhe kanë një shtyllë kurrizore, organe gjenitale të përbashkëta e po ashtu edhe një pjesë të aparatit tretës të bashkuar. Doktorët, pjesërisht ndanë organet e tyre nëntë ditë pas lindjes, por nevojiteshin edhe operacione të tjera të cilat u shtynë pasi vendi shënoi rastet e para të koronavirusit.