Top News- Ndahet nga jeta Janusz Bugajski/ Analisti amerikan i njohur për çështjet në rajon
18/10/2025 19:52

Janusz Bugajski, një nga figurat më të njohura të analizës ndërkombëtare me fokus në Ballkanin Perëndimor dhe Evropën Lindore, është ndarë nga jeta. Ai njihej si një zë i fortë në mbrojtje të pavarësisë dhe stabilitetit të vendeve të rajonit. Lajmin e hidhur e bëri publik ish-drejtori i Zërit të Amerikës për Evropën dhe Euroazinë, Elez Biberaj i cili e përshkroi Bugajskin si një mik të ngushtë dhe një mendje të ndritur që dha një kontribut të jashtëzakonshëm në kuptimin e zhvillimeve gjeopolitike në rajon. I lindur më 23 shtator 1954 në Angli, Bugajski ndërtoi një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në Shtetet e Bashkuara. Ai ishte një zë i rregullt dhe i besuar në platformat mediatike si Zëri i Amerikës dhe Radio Televizioni i Kosovës. Përmes emisionit të tij televiziv “Bugajski Hour”, ai krijoi një hapësirë për debat të hapur dhe analiza të thella mbi sfidat politike në Ballkan. Gjatë jetës së tij, Bugajski botoi një numër të madh librash dhe punimesh që trajtojnë marrëdhëniet transatlantike, rolin e NATO-s dhe zhvillimet demokratike në Evropën Lindore. Krahas angazhimeve akademike dhe mediatike, ai ka shërbyer edhe si konsulent për agjenci të rëndësishme qeveritare të SHBA-së, si USAID, Departamenti i Mbrojtjes dhe Instituti Republikan Ndërkombëtar.

Top Channel/ Sulm i Izraelit, Goditet fusha më e madhe të gazit në botë
06/04 23:02
Top News – Trump: Iranianët na duan, por… Presidenti amerikan flet për ultimatumin ndaj Teheranit
06/04 23:00
Top Channel/ “Artemis II” thyen rekord, Kurrë një ekuipazh kaq larg Tokës
06/04 22:58
Top Channel/ Trump: Iranin e zhduk brenda natës, kanë afat deri të martën
06/04 22:54
Top News – Eksplozivët në Serbi ndezin tensionet rajonale. Ukraina: Mund të jetë ndërhyrje ruse
06/04 21:30
Top Channel/ Astronautët e Artemis II hyjnë në sferën gravitacionale të ndikuar nga Hëna, pritet…
06/04 20:54
Top Channel/ Irani refuzon armëpushimin, Trump: Kanë afat deri nesër, po të kisha mundësi…
06/04 20:11
Top Channel/ Pas arrestimit, dalin fotot e mbesës së Gjeneralit famëkeq Soleimani, e reja që bënte…
06/04 19:13
Top News- Dronët ukrainas godasin qytetet ruse, tmerrohet Putin, Kremlini në alarm
06/04 17:43
Top News- A është e vërtetë që … më shumë testosteron do të thotë më shumë muskuj?
06/04 17:38
Top Channel/Vritet kreu i inteligjences se Gardës Revolucionare, Irani: Sulm i SHBA-së dhe Izraelit!
06/04 15:06
Top Channel/ SHBA-Iran diskutojnë armëpushimin, a mund të arrihet marrëveshja brenda 48 orëve?
06/04 14:43
Top Channel/ Trump, keq në sondazhe: Popullariteti pikiatë, me keq “se Biden pas debatit televiziv”!
06/04 12:09
Top Channel/ Pakistani i dorëzon Iranit e SHBA planin e paqes, Reuters: Dy faza, nis me armëpushim!
06/04 12:08
Top Channel/ Skandali i subvencioneve, Mitsotakis: “Nuk mbulojmë asnjëri”!
06/04 12:06
Top Channel/ Morën leje nga Irani: 15 anije kalojnë Ngushticën e Hormuzit në 24 orë!
06/04 12:06
Top Channel/ Rrëzimi i F15 në Iran, bie miti i “avionit të pathyeshëm” të SHBA-së?!
06/04 12:04
Top Channel/ Serbi, eksploziv në tubacionin e gazit në kufi me Hungarinë: Vucic telefonon Orban!
06/04 11:13
Top News – Vritet shefi i inteligjencës iraniane/ Iranit i priten ‘tentakulat’, kush e ekzekutoi?
06/04 10:56
Top Channel/ Lufta, pasoja për mjedisin. Paralajmërimi i OKB: Në Iran po çlirohen substanca toksike
05/04 23:06