NATO pritet ti kërkojë vendeve anëtare të rrisin arsenalet e municioneve që janë pakësuar ndjeshëm nga lufta në Ukrainë, ndërsa aleatët përpiqen të furnizojnë me armë Kievin dhe ushtritë e tyre me shpejtësi, pas një viti në gjendje krize. Edhe para pushtimit rus të Ukrainës, 24 shkurtin e kaluar, shumë vende të NATO-s nuk arrinin të plotësonin objektivin e aleancës për sa i takon buxhetit të ushtrisë ndërsa zyrtarët i konsideronin luftërat me beteja të mëdha artilerie dhe municione, si dicka që i përket të shkuarës.