Top News/ NATO në këmbë, ‘gati’ për Rusinë / Lojëra lufte pranë kufirit, stërvitje e madhe artilerie
19/11/2024 13:39

Ndërsa frika rritet mbi pasojat e mundshme të lejimit të Ukrainës që të përdorë raketat perëndimore mbi territorin rus, NATO po zhvillon stërvitjen e saj më të madhe të artilerisë vetëm 112 km larg nga kufiri rus, ku Ushtria Britanike po teston atë që shefat ushtarakë e kanë përshkruar si një armë që ndryshon rregullat e lojës. Finlanda, e cila iu bashkua aleancës ushtarake vitin e kaluar, ka pritur deri në 3,600 ushtarë nga 28 vende të NATO-s që do të marrin pjesë në stërvitjen e quajtur Fronti Dinamik. Stërvitjet me zjarr të drejtpërdrejtë filluan të dielën në rajonin verior të Laponisë dhe janë pjesë e një serie stërvitjesh të aleancës, me të tjera që janë planifikuar në Estoni, Gjermani, Rumani dhe Poloni. Ushtria Britanike po përdor armët e saj Archer 155 milimetërshe, armë të cilat mund të lëshojnë predha shpërthyese ose municione të drejtuara nga GPS, dhe që godasin objektivat 50 km larg. Armët janë etiketuar si një ndryshim i rregullave të lojës në fushën e betejës, me majorin Barney Ingram që tha se me to mund të neutralizohen shumica e objektivave. Televizioni shtetëror i Putinit, ka lëshuar kërcënime të hapura për një sulm bërthamor ndaj Britanisë dhe SHBA-së në vazhdën e vendimit të administratës Biden për të lejuar Ukrainën të përdorë raketa me rreze të gjatë veprimi për të qëlluar territorin rus. Andrey Gurulev, gjeneral rezervist i ushtrisë ruse, deputet i linjës së ashpër dhe propagandist pro-Putinit, paralajmëroi për një sulm bërthamor në shkallë të plotë në Britani për të treguar forcën e rusisë. "Ka objektiva individualë që mund të goditen me sulme paralajmëruese demonstrative," tha ai. "Dhe kandidati i parë për tu vënë në shënjestër të një arme bërthamore është britania e madhe”, shtoi ai.

Top Channel/ Hyn ora verore, do flemë 60 minuta më pak
29/03 00:00
Top Channel/ SHBA çon trupa shtesë në Lindjen e Mesme, mijëra marinsa e avionë sulmues në front
28/03 23:19
Top Channel/ Huthi godet sërish në Izrael, sulme të reja nga grupi rebel i shpallur terrorist
28/03 23:17
Top News – ‘Lufta drejt fundit’. Vance – SHBA i ka arritur objektivat në Iran
28/03 23:00
Top News – Pakistani, dritë jeshile nga Irani. Anijet pakistaneze do të kalojnë Hormuzin
28/03 22:30
Top News – Zgjerohet konflikti në Lindjen e Mesme. Houthit lëshojnë raketën e dytë drejt Izraelit
28/03 22:00
Top News- Dodik kthehet temë debati në SHBA/ Senatorë e kongresmenë kërkojnë rikthim të sanksioneve
28/03 21:00
Top News- Izraeli drejton tanket nga Gaza/ Hamasi drejt refuzimit të kërkesave të Bordit të Paqes
28/03 20:30
Top News- Raketat e dronët iranianë godasin bazën ajrore në Arabinë Sudite, vriten ushtarët e SHBA
28/03 20:00
Top Channel/ Houthi, rrezik i ri global! Analistët paralajmërojnë krizë të dyfishtë
28/03 19:45
Top News – ‘Rusia po spiunon SHBA tek Irani’ / Zelensky nxjerr të dhënat- Po jep informacione mbi bazat
28/03 19:30
Top Channel/ Zbulohen çmimet e trafikut të shqiptarëve në Angli
28/03 16:26
Top Channel/ Papa kritikon të pasurit, mban fjalim kundër pabarazisë gjatë vizitës në Monako
28/03 14:51
Top Channel/ Trump kërcënon aleatët e NATO: SHBA mund të mos i mbrojë më
28/03 14:51
Top Channel/ Aeroplanmbajtësja në Kroaci, mbërrin në Split pas misionit në Lindjen e Mesme
28/03 14:14
Top Channel/ Balena lind me mami/Shkencëtarët filmojnë momentin unik,balenat ndihmojnë njëra-tjetrën
28/03 13:24
Top News- USS Gerald R. Ford’ mbërrin në Kroaci, Aeroplanmbajtësja më e madhe në botë larg betejës
28/03 13:07
Top News- Iranianët “godasin” drejtuesin e FBI, i hakerkojnë emailin dhe i nxjerrin të dhënat
28/03 13:00
Top News- Houthit hyjnë në luftë/ Raketa balistike drejt Izraelit, zgjerohet konflikti
28/03 12:48
Top News- Houthit përshkallëzojnë konfliktin, tjetër rrezik për ekonominë botërore
28/03 12:46