Top News/ NATO, me Ukrainën deri në fund! Aleanca tregohet e ashpër me Kinën: Po ndihmon Rusinë
11/07/2024 12:17

NATO paralajmëroi se më shumë ndihma ushtarake do të dërgohen në Ukrainë me aleatët që u angazhuan të ofrojnë të paktën 40 miliardë euro vitin e ardhshëm. Në deklaratën e NATO-s është përdorur ndërkohë një gjuhë më e ashpër ndaj Kinës, duke e akuzuar Pekinin se “mundëson” përpjekjet e luftës së Rusisë kundër Ukrainës. Në deklaratë u tha se Kina vazhdon të paraqesë sfida sistematike për sigurinë euroatlantike. Sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, u tha gazetarëve se për herë të parë 32 aleatët bashkërisht e kanë cilësuar Kinën si një shtet vendimtar në mundësimin e luftës së Rusisë. Ai tha se ky është një mesazh i rëndësishëm. Stoltenberg tha se aleanca nuk është një organizatë që vendos sanksione, por shtoi se “në fund të fundit, ky do të jetë një vendim për secilin aleat, por mendoj se mesazhi që ne dërguam nga ky samit i NATO-s është shumë i qartë”. NATO i bëri thirrje Kinës që të mos i dërgojë materiale dhe të mos i ofrojë mbështetje politike luftës së Rusisë. Presidenti amerikan, Joe Biden, mirëpriti partnerët dhe aleatët e NATO-s në një darkë në Shtëpinë e Bardhë të mërkurën, për të festuar, siç tha ai, “aleancën më të madhe që bota ka pasur ndonjëherë”. Ai tha se është i kënaqur që të gjithë anëtarët e NATO-s po zotohen që të zgjerojë bazat e tyre industriale për të zhvilluar plane për prodhimin e armëve brenda shteteve të tyre. “Nuk mund të lejojmë që aleanca të mbetet prapa. Ne mund dhe do ta mbrojmë çdo centimetër të territorit të NATO-s dhe këtë do ta bëjmë së bashku”. Sa i përket të ardhmes së Ukrainës në aleancë, në deklaratën e NATO-s u tha se aleanca do të vazhdojë të mbështesë Ukrainën “në rrugën e saj të pakthyeshme të integrimit të plotë euroatlantik, përfshirë anëtarësimin në NATO”.

Top News – Ta çojmë ‘gjyshin’ në azil! MAGA kundër Trumpit: Netanyahu po e tërheq nga hunda
11/04 16:00
Top News- Ngushtica e Hormuzit hapet shpejt! Trump zotohet…por nuk do të jetë një hap i lehtë
11/04 15:30
Top News- ‘Jeni gjallë për të negociuar!’ SHBA dhe Irani ‘takohen’ në Pakistan, Trump kërcënon
11/04 15:30
Top Channel/ Europa, vetëm tre javë karburant? Shoqata e aeroporteve, letër urgjente Brukselit!
11/04 15:10
Top Channel/ Bisedimet në Pakistan, 4 “vijat e kuqe të Iranit: “Nuk heqim dorë nga të drejtat tona”!
11/04 15:09
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 15:04
Top News- Kina po i jep armë Iranit! Inteligjenca Amerikane: Sisteme të reja të mbrojtjes ajrore
11/04 15:00
Top News – Kamala Harris kthehet në 2028 / Mendon të kandidojë për president: E di çfarë duhet
11/04 14:30
Top News- Udhëtimi historik rreth Hënës! Astronautët e Artemis II, shëndoshë e mirë në Tokë
11/04 14:00
Top News- ‘Mos guxo të luash me ne!’JD Vance paralajmëron Iranin para takimit në Pakistan
11/04 13:35
Top News – Bordi i Paqes i Trumpit, në telashe / Nuk ka më para, plani për Gazën ka ngecur në vend
11/04 13:09
Top News – Avionët do mbeten në tokë / Linjat ajrore lëshojnë alarmin, mungesë karburanti
11/04 13:07
Top News – Paqe pas armëpushimit të Pashkëve/ Ukrainasit mbeten dyshues: Lufta do të vazhdojë
11/04 13:05
Top Channel/ “Djali i Khameneit i shfytyruar”, Reuters: Plagë të rënda në fytyrë e këmbë!
11/04 12:18
Top Channel/ Tregjet botërore me sytë nga Pakistani: A do ta ulin bisedimet cmimin e naftës?!
11/04 11:06
Top Channel/ Astronautët e Artemis II kthehen nga Hëna: Kapsula zbret në oqean me 39 mijë km/h!
11/04 10:53
Top Channel/ Pakistan, sot bisedimet e paqes- Trump: ”Hormuzi do të hapet, me hir a me pahir”!
11/04 10:50
Top News – Trump po bullizon NATO-n, sërish…por amerikanët e pëlqejnë aleancën
11/04 10:00
Top News – Izraeli dhe Libani në bisedime…! Pse po bëhet lufta dhe çfarë rezultatesh priten
11/04 09:53
Top News – Pentagoni kërcënon Vatikanin… / ‘Nuk i pëlqyen’ komentet e Papës për luftën në Iran
11/04 09:52