Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka deklaruar të mërkurën se aleanca nuk do të fuse trupa në Ukrainë por do të forcojë kufijtë e NATO. Duke folur në një konferencë për shtyp pas një takimi të ministrave të mbrojtjes të aleancës, ai tha se endet e NATO-s janë të bashkuara në vendimin për të mos krijuar një zonë ndalim-fluturimi në Ukrainë, pavarësisht thirrjeve të presidenti i Volodymyr Zelenskiy. Nuk do të ketë "dislokim të kapaciteteve ajrore apo tokësore në Ukrainë dhe ky është qëndrimi i bashkuar i aleatëve tanë," u tha ai gazetarëve.