Armët bërthamore që vladimir Putin ka dislokuar së fundmi, mund të godasin Kievin dhe kryeqytetet e NATO-s brenda vetëm dy minutash. Raketat Iskander janë dërguar në Bjellorusi, lideri i të cilës është një aleat i ngushtë i tiranit rus, në një përshkallëzim të madh tensionesh në luftën në Ukrainë. Raketat Mach 7, mund të godasin Varshavën dhe Vilniusin, kryeqytetet e vendeve anëtare të NATO-s, Poloni dhe Lituani në vetëm dy minuta.