NATO do të rrisë numrin e forcave që do të vendosë në gatishmëri të lartë në mbi 300 mijë, për të ofruar sigurinë në vendet anëtare pas luftës në Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i aleancës, Jens Stoltenberg, tha të hënën se Forcës së reagimit të shpejtë e NATO-s, e cila aktualisht ka rreth 40 mijë trupa, do ti shtoheshin edhe 260 mijë trupa.