Një natë tepër sfiduese ishte për forcat zjarrfikëse, zjarri që ka përfshirë zonën e bashkisë Finiq. Flakët e mëdha, të ndihmuara dhe nga era e fortë, shkrumbuan gjithçka që u doli para. situata alarmoi banorët e fshatrave Velahovë, Livinë, Ardhasovë, Bistricë e Krongj. kjo pasi zjarri u afrua me shpejtësi drejt banesave të tyre. Për neutralizimin e vatrës, u angazhuan ekipe zjarrfikëse të bashkive Finiq, Delvinë, Konispol e Sarandë. po ashtu në ndihmë të tyre shkuan dhe 70 efektivë të forcave të armatosura të mbështetura nga 5 zjarrfikëse.