Ky është viti I parë I ndërrimit të viteve I cili festohet pa orar policor, që pas shpërthimit të pandemisë së covdi 19, ku e gjithë bota ka qenë në izolim. Të mbyllur prej gati 2 vitesh, shqiptarët e kanë pritur plot emocion dhe hare vitin 2022. Pothuajse në të gjtiha qytetet e vëndit sheshet u tejmbushën nga qyettarët, ndërsa pritën ndërrimin e viteve me fishekzajrre, këngë e valle. Edhe pse koronavirusi është në praninë tonë, sa duket kjo gjë nuk I tremb fare shqiptarët ndërsa zgjodhën të festojnë të grumbullar, pa masksa e pa distancë fizike. Viti i ri prit plot entuziasëm në kryeqyetet, ku qindra njerëz u mblodhën në shësh dhe dyndën lokalet e natës për të festuar. Ndërimi i viteve u prit plot gëzim e hare edhe në rrethe. Në Vlorë qytetarët u mblodhën në qendër ndësa sa shënoi ora 12 e mesnatës nisën të mernin këngë e valle të gjithë të bashkuar. E nëjta gjë ndodhi edhe në Fier, Durrës, Bulqizë, Elbasan, Lushnje e në shumë qytete të tjera. Mesa duket shkodranët nuk e kanë shijaur shumë natën e ndërimit të viteve. Atmosfera festive thuajse nuk u ndje fare, ndërsa të paktë ishin qytetarët që hodhën fishekzjarre e që u paraqitën në shesh.