Qeveria shqiptare miratoi aktin normativ për uljen e akcizës me 20 për qind, në rast se çmimi i naftës arrin mbi 220 lekë për litër dhe çmimi i benzinës mbi 200 lekë për litër. Ky vendim u mor për të amortizuar efektet e konfliktit në lindjen e mesme tek shtrenjtimi i karburanteve në vend. Detajet i dha ministri i financave, Petrit Malaj. Top News është televizion informativ, i hapur në shkurt të vitit 2007. I konceptuar si format news, prioritet i saj është informimi i publikut përmes lajmit të fundit. Lidhje live për politikën, aktualitetin, kronikën, ekonominë, rajonin, botën, sportin, teknologjinë dhe show biz-in. “ Informohu i pari” , slogani për 24 orë lajme . Sjellim ndryshe realitetin mediatik në Shqipëri, ofrojmë një burim informacioni të saktë, të shpejtë, të besueshëm dhe të thelluar.