Shqipëria dhe Italia vijojnë operacionet e përbashkëta nga toka, ajri dhe deti, me qëllim parandalimin dhe goditjen e krimeve ndërkufitare, trafiqeve të paligjshme dhe kontrabandës. Së fundmi të dyja vendet kanë ndërmarrë operacionin e koduar Geni, që u zhvillua nga Policia e shtetit në bashkëpunim me rojen bregdetare italiane dhe Guardia Di Finanza.