Operatorët e transportit ndërkombëtar të mallrave në Shqipëri paralajmërojnë përshkallëzim të situatës, duke njoftuar se mund të bllokojnë Portin e Durrësit dhe pikat kufitare brenda kësaj jave, nëse nuk merren masa urgjente. Shkaku kryesor mbetet rritja e ndjeshme e çmimit të naftës, që sipas tyre ka rritur kostot dhe ka ulur konkurrueshmërinë ndaj kompanive të rajonit. Aktualisht, nafta në Shqipëri kushton rreth 2.1 euro/litër, shumë më e lartë se në vendet fqinje. Ndërkohë në Maqedoninë e Veriut çmimi i naftës është 1.4 euro për litër, Në Kosovë dhe në Malin e Zi 1.7 euro për litër.