Shqipëria dhe Kosova duhet të kenë një strategji të përbashkët të mbrojtjes, thotë ish-presidenti i Shqiprisë, Alfred Moisiu. Në një intervistë për KosovaPress, Moisiu thekson se dy vendet duhet të kenë bashkëpunim më të madh edhe ndërmjet shtabeve të ushtrive pasi vetëm në këtë mënyrë, sipas tij, mund të përballohet çdo lloj aventure e Serbisë.