Pelegrinët myslimanë kanë qëlluar me gurë djallin, në ritualin që shënon edhe fillimin e festës së kurban bajramit, të shtunën, ndërsa pelegrinazhi i zgjeruar i këtij viti, arrin kulmin. Që në agim, grupe të vogla besimtarësh përshkuan luginën e Mina-s, afër Mekës, në perëndim të arabisë saudite për të qëlluar me gurë tre mure të mëdha betoni që përfaqësojnë djallin.