Top News – Mungesë mjekësh në kohë pandemie/ Italia, sytë nga emigrantët
03/12/2020 12:20

Italia u godit rëndë nga vala e parë e pandemisë COVID-19, me shpërthimin që shtoi problemet ekzistuese sociale dhe pabarazinë në sektorin e kujdesit shëndetësor publik. Shkurtimet e përvitshme të buxhetit dhe një fuqi punëtore e shkuar në moshë kanë rezultuar në mungesa serioze të personelit në spitalet në të gjithë Italinë, vend që regjistron numrin e dytë më të lartë të vdekjeve në Evropë. Në fund të nëntorit, me vendin që po përballet me valën e dytë të rëndë të koronavirusit, spitalet në zonat me rrezik të mesëm të Umbrias dhe Piemontes bënë thirrje urgjente për staf mjekësor – megjithëse njoftimet për punë përjashtonin punëtorët e lindur jashtë vendit. Sipas ligjit në Itali, qytetarët e BE-së, banorët e përhershëm dhe ata që jetojnë me status refugjati ose mbrojtje humanitare kanë të drejtë të punojnë në spitalet publike. Përveç kësaj, qeveria miratoi një dekret për gjendjen e pandemisë në fillim të vitit 2020 i njohur si “Cura Italia”, i cili hapi përkohësisht punë publike për të gjithë personelin mjekësor të lindur jashtë të pajisur me leje pune. Autoritetet në këto dy rajone u tërhoqën pas reagimeve. Një numër mjekësh të huaj tani janë angazhuar në vijën e frontit në Itali. Sipas të dhënave, 77500 profesionistë shëndetësorë të lindur jashtë vendit punojnë aktualisht në Itali, përfshirë 22.000 mjekë, 38.000 infermierë dhe punonjës të tjerë të kujdesit shëndetësor, shumica e të cilëve janë arsimuar në Itali. Shumica janë të vetëpunësuar ose të punësuar në sektorin privat, shpesh në pozicione më pak të sigurta. Vetëm 10% janë të punësuar në sektorin publik.

Top Channel/ Lirohet vëllai i Mbretit, u mor 12 orë në pyetje për lidhjet me Epstein
19/02 23:05
Top News- Si u mashtruan amerikanët nga karteli meksikan, u joshën me luks, por u shkatërruan
19/02 23:00
Top News- Lufta e madhe po afron, Irani e SHBA drejt konfliktit të gjerë për materialin bërthamor
19/02 22:15
Top News- Irani përgatit ushtrinë, Trump afron aeroplanmbajtëset me bomba…gati urdhri
19/02 21:40
Top News- Trump zbulon shifrën marramendëse të SHBA për rindërtimin e Gazës, prezanton dhe planin
19/02 21:19
Top News-Luftanijet e F35-at gati për të goditur Iranin, Zyrtarët e sigurisë: Sulmi brenda fundjavës
19/02 21:09
Top News – ‘Ringjallja’ e Hamasit. Grupi i armatosur po rimerr kontrollin e Gazës
19/02 19:20
Top News – Evropa do vuajë të paimagjinueshmen…! Gjenerali gjerman paralajmëron: Putin do sulmojë
19/02 18:23
Top News – Trump përuron Bordin e Paqes. Ndan ‘punët’ për Shqipërinë e Kosovën në Gaza
19/02 18:21
Top News – Rusia ‘luftë’ me SHBA për Iranin / Asete ushtarake rreth vendit, kërkon vetëpërmbajtje
19/02 15:40
Top News – Trump lyen Air Force One / Kuq, bardhë e blu, ushtria amerikane konfirmon
19/02 15:21
Top News- Uashingtoni presion NATO-s/ Kërkon riorganizim dhe zvogëlimin e trupave në Kosovë
19/02 15:20
Top News – Polonia minon kufirin në 48 orë / Doli nga konventa e Otavës, masa hyn në fuqi
19/02 15:05
Top Channel/ Bordi i Paqes, Rama mes 26 folësve në takim: Shqipëria, vend “themelues”!
19/02 14:58
Top Channel/SHBA “tkurrje” KFOR-it, alarm mes diplomateve: “Ballkani shperthen brenda natës”!
19/02 14:38
Top Channel/ Dosjet Epstein, arrestohet princi Andrew: Abuzim me postin, përcolli informacione!
19/02 14:29
Top News – Arrestohet vëllai i mbretit Charles / Andrew përfundon në pranga për lidhjet me Epstein
19/02 13:46
Top News – Tjetër stuhi horror në Evropë / Pedro vjen me ‘përmbytje të papara’ dhe erë të tërbuar
19/02 13:29
Top News – Sot Grenlanda, nesër Svalbardi…! Ishulli arktik në qendër të oreksit të fuqive të mëdha
19/02 13:17
Top Channel/ Zuckerberg del para gjykatës: Padi ndaj platformave online se krijojnë varësi!
19/02 12:26
DIGITALB DIGITALB