Vendimi i Rusisë për të shkuartuar ndjeshëm furnizimet e gazit në Evropë ka vënë në një pozitë të vështirë vendet europiane. Danimarka është e para që shpalli alarmin për mungesën e furnizimit me gaz. Deklarata vjen pasi kompania daneze e energjisë Orsted njoftoi në fund të majit se dërgimi i gazit rus në vendin skandinav do të pezullohej nga 1 qershori, pasi Orsted refuzoi të shlyente pagesën në rubla.