Prokuroria e Tiranës ka marrë të pandehur gjyqtaren Arnisa Këllici, e cila denoncoi pak ditë më parë se ishte kërcënuar, madje për këtë kërkoi dhe mori mbrojtje nga Këshilli i Lartë Gjyqësor përmes një vendimi të datës 22 janar. Prokuroria thotë se nga hetimi i thelluar që ka rezulton e provuar se letra këcënuese përmes të cilës gjyqtarja ngriti kallëzimin në komisariatin numër 3 të Tiranës më 20 janar dhe kërkoi mbrojtje në KLGj është shkruar prej vetë asaj.