Dy motrat Antonela dhe Mariela Berisha u paraqiten këtë të enjte në Gjykatën e Tiranës. Sot do bëhet mbrojtja dhe me pas Gjykata do shpallë vendimin. Ato u shoqëruan nga polica, pasi Mariela ka masën “arrest në shtëpi”. Dy motrat akuzohen për goditjen e blogeres, Klea Prenga, ngjarje e ndodhur në gusht të vitit 2024.