Vonesa në mbërritjen e trageteve është shënuar këtë të diel në dy anët e Adriatikut. re tragete ishin parashikuar të mbërrinin mëngjesin e të dielës në Portin e Durrësit. Njëri prej tyre I linjës Bari-Durrës mbërriti me 20 minuta me vonese. Për shkak të kushteve aspak të favorshme detare, trageti tjetër i kësaj linje që duhej të mbërrinte gjithashtu në orën 08:00 është nisur me vonesë nga Bari dhe nuk ka mbërritur ende në portin e Durrësit. Ai parashikohet të mbërrijë pas orës 17:00.