Dhjetëra mijë rusë që nga fillimi i luftës së Putinit kundër Ukrainës janë vendosur në Serbi - ndonëse shumë serbë e mbështesin politikën e Moskës dhe qeveria në Beograd nuk ka vendosur sanksione kundër Rusisë. Në një qendër për fqinjësinë, në qendër të Beogradit, takohen shumë prej rusëve të larguar nga vendi i tyre. Pjesa më e madhe e tyre vijnë me një biletë me një drejtim.