Asambleja e Përgjithshme e Organizatës së Kombeve të Bashkuara do të votojë të enjten pezullimin e Rusisë nga Këshilli për të Drejtat e Njeriut. Votimi vjen pas kërkesës së Shteteve të Bashkuara të Amerikës, të cilat kërkuan përjashtimin e Moskës për shkak të akuzave për krimet e luftës të kryera në Ukrainë.