Ish deputeti i PD Tritan Shehu, ka reaguar pas vendimit të Bashkimi Evropian se pas 1 korrikut nuk do të hapë kufinjtë për shtetasit e shumicës së vendeve të Ballkanit Perëndimor, mes tyre edhe të Shqipërisë. Sipas Shehut fajtor për këtë është kryeministri Rama dhe qeveria e drejtuar prej tij që kanë menaxhuar keq situatën nga pandemia e Covid 19.