Izraeli ka paralajmëruar shtetasit e tij që të mos udhëtojnë drejt Turqisë, duke cituar kërcënimet iraniane për hakmarrje, për shkak të vrasjes së një koloneli të Gardës Revolucionare Islamike javën e kaluar. Teherani fajëson Izraelin për vrasjen e kolonelit, Hassan Sayad Khodai, i cili është qëlluar për vdekje në makinën e tij nga dy njerëz me motoçikleta, si dhe është zotuar për hakmarrje.