Presidenti turk Rexhep Taip Erdogan kreu një telefonatë me homologun e tij amerikan Joe Biden, me të cilin ndau shqetësimet e tij për situatën në Rripin e Gazës, anëtarësimin e Suedisë në NATO, por edhe blerjen nga Turqia të avionëve luftarakë F-16. Sipas mediave turke, presidenti turk theksoi se SHBA ka një "përgjegjësi historike" për të siguruar një armëpushim të përhershëm në konfliktin e Gazës sa më shpejt të jetë e mundur dhe se sulmet e zgjatura të Izraelit mund të kenë pasoja negative në mbarë botën.