Ish-kryeministri Sali Berisha e konsideron një rikthim të mundshëm të ish-kryetarit Lulzim Basha, si një axhendë e bërë nga kryeministri Edi Rama. Para hyrjes në Parlament, Berisha e konsideroi lëvizjen e fundit të paraardhësit të tij, Lulzim Basha si të kryer nga Edi RAma. Nga ana tjetër, Berisha i konsideron mbi 100 mijë votat e marra nga PD, si vota të logos, teksa ka një shpjegim edhe për këtë.