Policia e Tiranës ka vënë në pranga Albana Ferrajn, e cila mori rryshfet 131 mijë euro për të favorizuar një kompani italiane për një tender të vitit 2016. 48-vjeçarja u kap nga shërbimet e Komisariatit numër 2 në kryeqytet, teksa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar i ka caktuar masën e sigurisë "Arrest në burg", për veprat penale "Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike" dhe "Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale".