Ish kryeministri i Pakistanit, Imran Khan i ka shpëtuar një atentati me armë zjarri gjatë një takimi elektoral që ishte duke zhvilluar në qytetin lindor të Ëaziribadit. Ish kryeministri njëkohësisht dhe ish ylli i kriketit, mori një plumb në këmbë dhe fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën. Si pasojë e sulmit 4 persona të tjerë mbetën të plagosur në mitingun ku ishin mbledhur mbështetësit e partisë së 70 vjeçarit Khan për të kërkuar zgjedhje të parakohshme, pasi ai ishte rrëzuar nga pushteti në muajin prill.