Ministria e Mbrojtjes e Rusisë tha se ngriti në ajër dy avionë luftarakë pasi avionët luftarakë britanikë iu afruan kufirit rus mbi Detin e Zi. “Kur avionët luftarakë rusë u afruan, avionët e huaj luftarakë u kthyen dhe u distancuan nga kufiri me Rusinë”, tha ministria përmes një njoftimi. Referuar njoftimit, në këtë ngjarje u përfshin dy avionë britanikë të llojit Tayphoon, që ishin të shoqëruar nga një avion zbulimi i llojit RC-135.