Top News – Modifikimi i motit/ Kina vendos të zgjerojë programin
04/12/2020 12:31

Kina ka publikuar planet për të zgjeruar në mënyrë drastike programin e saj eksperimental të modifikimit të motit me qëllim që të mbulojë një zonë prej 5.5 milionë kilometrash katrorë, që është 1.5 herë më e madhe se sipërfaqja totale e Indisë. Sipas një deklarate të këshillit shtetëror, Kina do të ketë një sistem të zhvilluar të modifikimit të motit deri në 2025 falë kërkimeve avangard dhe teknologjive të reja.Pesë vitet e ardhshme, zona totale e mbuluar nga shiu apo bora artificiale do të arrijnë në 5.5 milionë km katror ndërsa 580 mijë kilometra katror sipërfaqe do të jenë të mbuluara nga teknologjitë e ndalimit të breshërit. Në deklaratën e qeverisë kineze shtohej se programi do të ndihmonte me menaxhimin e katastrofave, prodhimin bujqësor, reagimet e emergjencës në pyje dhe zjarret si edhe në përballimin e temperaturave të larta të pazakonta apo thatësirave. Kina prej kohësh është përpjekur të kontrollojë motin me qëllim që të mbrojë zonat bujqësore dhe të garantojë qiej të hapur për evente të rëndësishme. Ajo mbolli re para lojërave olimpike të Pekinit në 2008 me qëllim që të reduktonte smogun dhe të evitonte shiun para nisjes së tyre. Edhe tubime të rëndësishme politike të mbajtura në kryeqytetin kinez, zakonisht shoqërohen me qiej të pastër e të bukur, kjo falë modifikimit të motit dhe mbylljes së fabrikave të afërta. Si koncept, mbjellja e reve ekziston prej dekadash.

Top News – 92 vite burg për 7 trafikantë/ U shpallën fajtorë për vdekjen e 39 emigrantëve vjetnamezë
23/01 00:54
Top News – Turqia paralajmëron BE-në : Të tërhiqen kërcënimet për sanksione
23/01 00:48
Top News – SHBA, Sekretari i ri i mbrojtjes/ Senati konfirmon afro-amerikanin e parë në post
22/01 21:57
Top News – Varianti i ri britanik/ Jo vetëm më infektues por dhe më vdekjeprurës
22/01 21:50
Top News – 40 milionë doza vaksine/ Marrëveshja mes OBSH dhe pfizer për skemën covax
22/01 21:48
Top News – Fëmijët 40 minuta në natyrë/ Që të evitohet një ‘pandemi’ e ardhshme miopie
22/01 20:32
Top News – Historia e qenit Boncuk/ Gjashtë ditë para spitalit duke pritur të zotin
22/01 20:26
Top News – Në Gjermani me test e karantinë/ Shqipëria mes 25 vendeve me rrezik nga covid
22/01 20:21
Top News – Zhurmat dhe era e fshatit/ Tani në Francë mbrohen me ligj
22/01 20:19
Hetimi i Trump në senat/ Dhoma e përfaqësuesve do të depozitojë të hënën akuzën
22/01 20:08
Top News – Vonesat e vaksinës/ Ndalohet imunizimi në shumë vende evropiane
22/01 19:50
Top News – Të hënën nisma në senat/ Gjykimi i Trump fillon javën e ardhshme
22/01 19:49
Top News – Do të hakmerremi! Irani kërcënon me `dron` Donald Trumpin
22/01 17:52
Top News – Plasin polemikat në Itali: Mjekët marrin ujë fiziologjik në vend të vaksinës
22/01 16:57
Top News – Kina, alarm për vitin e ri hënor/ Pekini teston 2 milionë banorë
22/01 15:50
Top News – Ditën e parë si jo-president, Trump e kalon duke luajtur golf
22/01 15:37
Top News – “Nuk ka kohë për të vdekur”/ Por as për kinema, shtyhet sërish James Bond
22/01 15:08
Top News – Biden “i shtrin dorën” Rusisë: Të zgjasim marrëveshjen START
22/01 15:08
Top News – Një ish-gjeneral, një indiane, dy latinë/ Kush do të jetë pjesë e kabinetit Biden
22/01 15:07
Top News – Pfizer më në fund pranon/ Do të furnizojë me vaksina programin Covax
22/01 14:03